Nga Tritan Shehu
Sot ne pervjetorin e Recakut nje apel per Ramen: anullo vajtjen ne Beograd per “Jugosllavine e Re” e Vucic si Car te saj!
Do te ishte nje tallje ajo jo vetem per Recakun, do te ishte shume me teper.
Do te ishte nje tjeter thike mbas shpine per Kosoven, nje shkelje me shume e interesave tona kombetare, nje neperkembje e vuajtjeve, kalvarit dhe e aspiratave per Perendim e Europe te popujve te Rajonit.
Do te ishte nje “shplarje krimesh” si ai i Recakut edhe per ata, qe nuk po e pranojne edhe sot si te tille, do te ishte edhe si nje “pastrim” per ata qe sulmuan ambasaden e nje vendi te NATO-s pikerisht ne Beograd, pa u degjuar akoma prej jush asnje pozicionim.
Edhe si President i OSBE duhej ta benit ate, dhe tashme nuk ju lejohet te ndermerni ate udhetim me te tilla mesazhe komprometuese per ate organizate.
Nqs nuk mund te neglizhoni “keshillat” e ardhura prej Lindjes, do tju rekomandoja qe rrugetim per Beograd ta realizoni nepermjet Kosoves, autostrada eshte tashme.
Besoj se ai udhetim me kosovaret rruges do tju ”bindi” per te mos vazhduar me tej, per ta “ndalur vrapin” diku ne Prishtine, duke sherbyer kjo dhe si nje justifikim per ju perballe ideatoreve te atij “Mini Shengen”, pikerisht per pa mundesine e vazhdimit...