Masakra e Reçakut/ Kryemadhi: Sot Reçaku ndan atdhetarët nga tradhtarët, është referencë për shqiptari

E mërkurë, 15 Janar 2020 15:18

Mesazhi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për Masakrën e Reçakut:

Masakra e Reçakut është dëshmi rrëqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve, e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga regjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik!

Sot më shumë se kurrë, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhtarët, shqiptarët nga antishqiptarët!

Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...