Këlliçi: Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar

E mërkurë, 15 Janar 2020 16:40
 
 
Nga Belind Këlliçi
 
Për të mos harruar!
Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, 21 vite nga sot, 45 shqiptarë u masakruan barbarisht nga forcat serbe të urdhëruara nga Sllobodan Millosheviç!
 
Kjo ngjarje e dokumentuar nga ambasadori i OSBE Ëilliam Ëoker, ndërgjegjësoi mbarë botën për masakrat që serbët po kryenin në Kosovë.
 
Ky ishte momenti i kthesës së madhe dhe historike për Kosovën e lirë e të pavarur.
 
21 vite pas masakrës në Reçak, Serbia vazhdon ta mohojë realitetin e asaj ngjarje tragjike, duke shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe treguar se politika serbe është larg ndarjes nga politika e kasapit të Ballkanit, Millosheviçit!
 
Procesi i bashkëpunimit në Ballkan, nuk mund të nisë pa kërkuar Serbia falje për masakrat e kryera dhe pa njohur Kosovën.
 
Mbi gjakun e mijra të rënëve, hodhi themelet shteti  i Kosovës, i cili sot nuk mund të cënohet dhe mohohet nga askush!
 
Login to post comments