Dënohet ‘Tarzani’ shqiptar/ Taksisti ndihmonte trafikantët e drogës

E Enjte, 16 Janar 2020 09:18

Policia kriminale e Amsterdamit në Holandë nisi një hetim ndaj një taksisti shqiptar, të njohur me nofkën ‘Tarzani’. 51-vjeçari shqiptar, Besnik A. dyshohej se e përdorte licencën e taksisit për të ndihmuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës.

Ai kishte rregulluar një hapësirë të fshehtë në makinën e tij, e cila përdorej nga kriminelët me origjinë shqiptare.

Në mars të vitit të shkuar ai dërgoi disa qese me ‘plehra’ në një vend ku më vonë u zbulua se ishte një laborator heroine. Më 8 prill transportoi një kriminel shqiptar nga Holanda për në Bruksel. Në bagazhin e makinës kishte një çantë, e cila përmbante 16 kg kokainë.

Prokuroria kërkoi tre vite burg për të, por gjykata tha se nuk është shumë e bindur nëse drogën në makinë e ka futur vetë, apo nuk kishte dijeni. Edhe për laboratorin e drogës u tha e njëjta gjë.

Por gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg për pastrim parash kriminale në vlerën e 88 mijë eurove. Shqiptarit i ishte gjetur një sasi e madhe parash, po ashtu edhe një makinë e mirë ishte në pronësinë e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...