'Veç Rama e ka në dorë sistemin zgjedhor: ai ka vënë në rresht mbi 100 deputetë'

E Enjte, 16 Janar 2020 12:21

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI iu përgjigj sot interest të gazetarëve nëse LSI-ja do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por, kryemadhi u përgjigj shkoqur se këtë e ka në dorë vetëm Kryeministri Edi Rama, nëse do apo nuk do ai, sepse ai ka “vënë në rresht” mbi 100 deputetë në parlament.

Kryemadhi, në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e LSI, tha:  Dua të jem shumë e qartë ndaj kujtdo që diskuton për sistemin, se LSI ka bërë një grevë urie në parlament ku kërkon sistem proporcional rajonal me lista të hapura sepse ashtu mendonte, sikurse sot që ky sistem ka të mirat dhe të këqiat e veta.

Ne mendojmë se nga BE-ja nuk na kërkohet të diskutojmë për sistemin, por për miratimin e Kodit Zgjedhor. Le ta mbarojmë më 15 mars dhe më 16 mars hajde të diskutojmë për sistemin. Çështja e sistemit nuk është pjesë e 9 kushteve të Bundestagut,  por është një lojë që i shërben Edi Ramës.

Për dëshirën për të ndryshuar sistemin duhet pyetur vetëm një njeri: Edi Rama. Ne nuk kemi vota. Ai ka në rresht 101 vetë në parlament dhe ka mundëisnë për ta ndryshuar sitemin po të dojë. Ne si LSI nuk jemi pjesë e atij parlamenti që të themi se do të kushtozojmë me votën tonë. Kjo është në dorën e Edi Ramës, do apo s’do ai."

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 12:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...