‘Rama paditi babën e vet, jo më mua’-Iriqi bisedon me Haradinajn

E Enjte, 16 Janar 2020 14:21

Iriqi: - Si e more vesh që Rama të ka paditur?

Haradinaj: - Nga media. Nuk e besova në fillim se m’u duk gomarllëk.

Iriqi: - Pse gomarllëk?

Haradinaj: - Se nuk paditet tjetri se të thotë një të vërtetë. Është njësoj si ti që të më çosh mua në gjyq nga që të them Iriq. Po ti Iriq je. Apo jo?

Iriqi: - U çudite?

Haradinaj: - Jo, aspak. Rama ka akuzuar babën e vet, jo më mua. U kujtohen gazetat shqiptare se çfarë dokumentash çoi në gjyq kundër të atit.

Iriqi: - Pra ti mendon se ai është i çmendur?

Haradinaj:- Mendoj se këtë çmendurinë e ka të fundit. Së pari është njeri pa koqe. Në kuptimin e saktë, nuk mban asnjë fjalë që premton. Do shembull? Brenda 2018 do nisë punë aeroporti i Kukësit, tha. Nisi lesh. Së dyti, është arrogant. Do shembull? E poshtëroi Erion Velinë publikisht kur e detyroi të bëhej bojaxhi. Eshtë mosmirënjohës. Do shembull? U mburr me investimet që solli qeveria e mëparshme dhe nuk i tha Saliut, faleminderit. Është i korruptuar. Do shembull? Kontrolli i Shtetit shkruan se çdo vit qeveria e tij ka vjedhur 1 miliard dollarë. Eshtë tradhtar.

Iriqi: - Po për këtë ju ka hedhur në gjyq. Si do e provoni?

Haradinaj: - Do bëj referendum në Kosovë. Me pyetjen ‘a është Rama tradhtar’. Qysh tani them se veç serbëve që banojnë këtu, mbi 90% e shqiptarëve do e quajnë tradhtar. Pse? Se askush nuk do guxonte të vendoste taksë kufiri te Rruga e Kombit. Askush nuk do guxonte të ushqente Shqipërinë me miell serb e me qumësht serb. Askush nuk do guxonte të rrinte dreka e darka me Vuçiç e opozitën shqiptare ta degjenerojë, mos e dëgjojë e mos e takojë. Askush nuk do guxonte të merrte nismën e Minishengenit duke izoluar Kosovën. Po prapë ma ruajti fytyrën.

Iriqi: - Si?

Haradinaj:- Se mund të më akuzonte si akuzoi të atin. E do më binte pika, do turpërohesha e do e rrihja vërtet mes Prishtinë e mes Tiranës.

Iriqi: - Kur është gjyqi?

Haradinaj: - Nuk e di se ne i kemi te pavarura gjykatat. Por mund të ndodhë si me Bild. Që e akuzoi dhe pastaj u tërhoq. Se ky e ka qejf zbythjen. Nuk jeton dot pa këtë stil.

Marre nga syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...