Pse ‘testi i idiotit’ për shoferët është një propozim idiot i Lleshajt

Premte, 17 Janar 2020 11:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, foli në një forum për sigurinë rrugore, duke theksuar se kemi më shumë të vdekur në aksidentet sesa të vrarë nga krimi. Vjet u shënuan 227 viktima në aksidente. Pavarësisht se kryeministri Edi Rama propozoi përgjysmim të numrit të aksidenteve që në mandatin e parë, rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të jenë të përgjakura.

Si gjithmonë, propozimi i parë që bën qeveria është që të shtohen gjobat. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se do të ketë shumëfishim gjobash. Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese. Mendohet që këshillimi i parë të regjistrohet në databazë.

Kurse ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi më tej, kur propozoi futjen e ‘testit të idiotit’, si në Gjermani. Bëhet fjalë për një testim psikologjik për shoferët.

Për ironi, në Gjermani ky test është i kritikuar për shkak se të shpenzon shumë kohë dhe para. Në një vend si Shqipëria, kjo përkthehet në më shumë procedura, pra më shumë lekë të shpenzuara dhe më shumë korrupsion.

 

Kritikët thonë se ky test nuk është transparent në Gjermani, por mbi të gjitha nuk e ul sjelljen agresive dhe aksidentet. Njësoj si qeveria shqiptare, që vetëm shton arrestimet dhe gjobat. Por frika nuk ka rezultuar efikase as në vende të zhvilluara.

Atëherë cila është zgjidhja? 'Economist' shkruan se duhen më shumë rrugë të mira dhe cilësore. Këtë gjë pati propozuar edhe kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë. Tashmë në pushtet, të bësh rrugë nuk është më në planin e qeverisjes, aq më tepër rrugë cilësore. Kjo sepse kushton, por edhe sepse korrupsioni të pengon.

Atëherë zgjidhja ngelet te propozimet idiote për konsum publik.

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...