'Akt tjetër tradhtie i Zografit bis: Brigadë e përbashkët ruso-serbo-shqiptare!'

Premte, 17 Janar 2020 19:22

Nga Sali Berisha.

Denoncohet krijimi i Brigadës së përbashket ruso - serbo - shqiptare! Një akt tjetër në rrugën e tradhtisë së Zografit bis!

Disa ditë më parë, qytetari dixhital informoi përgatitjen nga Beogradi, në kuadrin e Jugosllavisë së Re, me emrin maskë “Minishengen”, të një marrëveshjeje për emergjencën. Kjo marrëveshje do të firmoset në Beograd nga vasalët Esad Toptani i Ri dhe Zaev.

Në statusin tim për këtë informacion, denoncova këtë marrëveshje si një akt tjetër vasaliteti ndaj Beogradit dhe si një thikë tjetër ndaj Kosovës. Por unë e denoncova marrëveshjen edhe për faktin se ajo do të operonte nën ombrellën ruse.

Mesazhi i sotëm i qytetarit dixhital hedh dritë të re mbi këtë problem.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Në rrafshin e emergjencave, ajo detyrimisht bashkëpunon me NATO-n. Bashkëpunimi me Rusinë përbën një ndryshim dramatik në qëndrimin e saj politik dhe një shqetësim serioz për Aleancën tonë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë marrëveshje dhe vendim si fund e krye antishqiptar dhe anti-NATO!

MESAZHI I QYTETARIT, DERGUAR ISH-KRYEMINISTRIT BERISHA:

Skandali i ri I Jugosllavisë së re për të cilin po heshtin të gjithë!

Balla deklaroi sot për forcë të përbashkët ushtarake shqiptaro-serbe në emër të emergjencave civile që implikon dhe forcat ushtarake dhe të shërbimeve sekrete ruse në Nish!

Sot Taulant Balla deklaroi para BE-së se Rilindja po punoka pa pyetur Kosovën për krijimin e një Force të Përbashkët të Emergjencave Civile të Ballkanit Perëndimor, pra përfshirë Serbinë dhe Kosovën, megjithëse Kosova as ia ka idenë kësaj pune!

    Kjo iniciativë për forcë të përbashkët me Serbinë në fakt i bie të jetë edhe me Rusinë, sepse në Serbi, në Nish, baza ushtarake ruse është në emër të Forcës së Përbashkët Ruso-Serbe për "Emergjencat Civile"!

    Kjo është si historia e MiniSchengenit Ballkanik, dmth e Jugosllavisë së Re; sjell si pasojë futjen e Shqipërisë në tregun e përbashkët Rusi-Serbi-Bjellorusi, dhe Edi Rama kërkon t’ia imponojë Kosovës, ndërkohë që Serbia as nuk e njeh Kosovën, përkundrazi, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës po ndikon fort në çnjohjet e Kosovës!

    Ngritja e një Force të Përbashkët shqiptaro-serbe për Emergjencat Civile në fakt është një forcë ushtarake, pasi pjesa më e madhe e burimeve njerëzore si për emergjencat civile, si në Shqipëri dhe Serbi, janë forca ushtarake për më tepër që forcat serbe janë të përbashkëta me forcat ushtarake ruse në Nish!!!

    *Në fotoN ilustruese është harta e bazës ushtarake ruse në Nish të Serbisë, që fshihet si bazë për Emergjencat Civile!

Modifikuar më Premte, 17 Janar 2020 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...