Dekriminalizimi/ Nis verifikimi edhe për kryebashkiakun Agron Malaj

Premte, 17 Janar 2020 20:01

Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin. Në këtë hetim do të përfshihen edhe të gjitha materialet zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mes të cilave edhe një dokument të majit të vitit të shkuar, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar informacion zyrës gjyqësore të Matit për kandidatin në fjalë.

Nisma u mor pasi ky i fundit, e kishte shënuar në formularin e dekriminalizimit veprën si “Armëmbajtje pa leje”.

Pas marrjes së dokumentacionit u vendos që Malaj mund të kandidonte në zgjedhje me argumentimin se  vepra penale ishte parashkruar, pra shuar në 10 vitet e fundit.  Por sipas denoncimit të opozitës, është prokuroria e cila e vendos këtë fakt.

 

Ndërkohë, burime nga KQZ i thanë A2 se prokurorisë i drejtohen vetëm në rast kur vepra penale është kryer jashtë shtetit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...