Ish-Avokatja e Shtetit shënon fitoren e dytë kundër Ramës: Qeveria duhet t'i japë 6 paga

Saturday, 18 Janar 2020 12:21

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija, ka korrur një fitore të dytë dhe jo vetëm moral, ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Mandija ka fituar pas 6 vjetësh, gjyqin kundër Ramës, që e shkarkoi nga detyra sapo hipi në pushtet në vitin 2013. Tani, Rama, detyrohet nga gjykata që t’i paguajë gjashtë paga znj. Mandija.

Në vendimin e gjykatës që është dhënë më 13 dhjetor 2019, thuhet se “gjykata e pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova.

Po ashtu, vendosi konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, urdhrit nr.156, datë 7 tetor 2013, të palës së paditur Kryeministrit të Shqipërisë, “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, të paditëses Ledina Mandija.

Gjykati vendosi rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar, pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.

Gjykata vendosi në pikën 4, rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve ne objekt si dhe për aq sa i kundrejtohet palëve të tjera të paditura Kryeministrit të RSh-së dhe Ministrisë së Drejtesisë.”

Kjo mund të konsiderohet si fotorja e dytë morale dhe financiare sëbashku, e znj.Mandija, nisur nga fakti se pavarësisht se u shkarkua nga Rama në 2013-ën, qe ky i fundit që u detyrua ta pranojë atë në qeveri sërish në vitin 2017, si Zv.Kryeministre në qeverinë teknike që u krijua dhe madje edhe në krye të Task Force, me propozim direkt të kreut të opozitës Lulzim Basha.  

 
Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 12:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...