‘Na mbyti me erën e gazit’: Banorët e 12-katëshit me peticion kundër Ardi Veliut

Saturday, 18 Janar 2020 14:51

Banorët e pallatit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë acaruar me kreun e saj, Ardi Veliun dhe kanë firmosur një peticion kundër tij. Lënda djegëse që përdor ky institucion lëshon nëj gaz me erë të rëndë që po I mbyt banorët, aq sa siç shprehen nuk po munden të rrinë brenda në shtëpi.

Në një mesazh për ndihmë, që thirrja të dëgjohet, një prej banoreve i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha duke ia përshkruar problemin në detaje. “Shikoni si i helmon fqinjët, narkodrejtori Geron Veliu për të ngrohur zyrën e tij! Turp! – ka reaguar Berisha në Fb. -  Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” ka ftuar ai në vijim. 

Përshëndetje z. Berisha

Jam një qytetare që banoj në pallatin 12-katësh pranë Policisë së Shtetit në Tiranë.

Ka kohë që në të gjithë pallatin vjen një erë gazi, që nuk mund të rrish dot brenda në shtëpi. Në darkë kjo erë bëhet dhe më e fortë dhe seriozisht që kohët e fundit po bëhet më shqetësuese, sepse era sa vjen shtohet, aq më tepër në darkë.

Kemi fëmijë të vegjël dhe prindërit që nuk mund të dalin nga shtëpia në këto ditë të ftohta.

Morëm vesh që Policia e Shtetit përdor mazut për ngrohje, por nuk po e kuptojmë se si dhe ku derdhet që vjen gjithë ai gaz nëpër shtëpitë tona ...

Djegia e mazutit liron shumë gazra të dëmshme për shëndetin. Kemi bërë një peticion si pallat dhe na premtuan që do ta ndalojnë. Por akoma është e njëjta situatë.

Nëse do të mund t’i jepnit volum, zërit tim, do t’ju isha mirënjohëse. Anonim të lutem, se jemi në komunizëm.

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 17:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...