Nga vizita skandaloze e fundit te mungesa sot/ Pse nuk ishte Rama në Prishtinë

Saturday, 18 Janar 2020 20:37

Para pak ditësh, gazeta më e madhe online në Kosovë, Express, shkruante se gjykata është i vetmi vend për Edi Ramën në Kosovë. Ajo i referohej padisë që Edi Rama ka bërë ndaj kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Ky i fundit e akuzon kryeministrin shqiptar për tradhti.

Nuk dihet nëse Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por të shtunën ai nuk ishte në një aktivitet të rëndësishëm të organizuar me rastin e 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Në shenjë falenderimi, Ipeshkvia e Kosovës kishte mbledhur krerët e dy shteteve.

Burimet i thanë SYRI.net në Kosovë se Edi Rama nuk ka qenë i ftuar. Kurse nga Tirana nuk flitet për këtë çështje, ndërsa thuhet se kryeministri ka sërish shqetësimet e zakonshme shëndetësore, për të cilat ka folur edhe publikisht.

Vizita e fundit e Edi Ramës në Kosovë ishte shtatë muaj më parë, në 20-vjetorin e çlirimit. Por edhe ajo vizitë shënoi disa momente skandaloze. I ftuar i nderit ishte ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ky i fundit nuk i dha as dorën kryeministrit Edi Rama, që gjatë ceremonisë solemne foli më shumë me gjuhën e trupit. Ai ishte i vetmi që mbante syze gjatë gjithë kohës dhe këmbët mbi këmbë.

Burimet i thanë SYRI.net në Kosovë se ai kishte kërkuar që të fliste, por nuk ishte pranuar. Dukej se kjo vizitë e fundit skandaloze ishte një parapritë për atë që do të pasonte kur Edi Rama shënoi një rekord të rëndë, duke u bërë i pari politikan i Shqipërisë që i ka kundër të gjithë politikanët e Kosovës dhe opinionin publik atje dhe këtu.

Se kur do jetë vizita e radhës në Kosovë, kjo nuk dihet. Por e sigurt është se kurdo që të bëhet, nëse do bëhet, interesi do jetë i madh, jo sepse po vjen dikush nga shteti amë, por sepse po vjen dikush i akuzuar nga politikanë të lartë të Kosovës për tradhti. /SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...