Boçi: Ministria e Arsimit grabit studentët ekselentë

Hënë, 20 Janar 2020 10:48

“Ministria e Arsimit përgjegjëse për mashtrimin ndaj nxënësve ekselentë”, kështu shkruan në një shenim të tij në faqen e facebook-ut ish deputeti demokrat Luçiano Boçi.

“U detyruan të paguajnë për të pasur emrin në librin e ekselencës i cili kushton më pak se pagesa”, shkruan Boçi.

Ja postimi i plotë i tij:

TË GRABISËSH ME EKSELENCË

 

Mos u habisni!

Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë.

Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës.

Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal.

Por nuk mjafton kjo.

Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz.

Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar.

Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve.

Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent.

Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...