Një kryebashkiak i PS është filmuar duke pirë drogë

Tuesday, 21 Janar 2020 11:23

Gazetari Artan Hoxha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pohuan se një kryebashkiak është kapur në video duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.

Të ftuar në emisionin ‘Opinionit’ , dy të ftuarit u shprehën:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë [denoncimin për kryebashkiakun].

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi  deklaroi se Partia Demokratike po verifikon dhe 10 kryebashkiakë të tjerë që dyshohet se janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, mes tyre dhe një kryebashkiak në qarkun e Tiranës:

“Kemi dhe 10 raste të tjera. Pogradeci është një prej atyre rasteve. Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin”,-tha ai

Deri tani PD ka denoncuar 5 kryebashkiakë socialistë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale dhe nuk mund të shërbejnë në poste si ai i kryebashkiakut: Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani, Qerim Ismailaj dhe Agron Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...