'Ky është një regjim'/ Shehi: Pranojmë çdo sistem zgjedhor në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme

Tuesday, 21 Janar 2020 17:28

I ftuar në Syri TV për të komentuar tryezën e reformës zgjedhore, krijimin e Këshillit Politik dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vijim, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur se, palët duket se nuk kanë një dëshirë të madhe për të ndryshuar sistemin zgjedhor, por shtoi se, janë dakord për të pranuar këtë sistem me kusht që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ka dy elemente; 1. Si do ti rikthejmë besimin qytetarëve, si do të ulet presioni nga paratë e pista, si do të bëhet më e pavarur policia, si do të menaxhohet media. Të gjithë këto janë pjesë të administrimit dhe menaxhimit zgjedhor.

 

E dyta është çështja e sistemit që Basha e ka lënë të hapur. Por dëshirë për të ndryshuar atë, duket se nuk ka. Debati do të dominohet me këto elementë të tjerë. Te sistemi ka një hapësirë të vogël që do të diskutohet.

 
 

Kemi bërë një kompromis, do të pranojmë çdo sistem mëkëmbim të zgjedhjeve të parakohshme. Nëse ky regjim do të vazhdojë edhe për një vit e gjysmë me gjithë hapësirën që ka për të kontrolluar biznesin dhe median, unë them që rrezikojmë edhe zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka sistem që të na mbrojë.

 

Qytetarët të largojnë një ditë e më parë Edi Ramën pasi është fitore për shtetin, për ekonominë", u shpreh ndër të tjera Shehi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...