Berisha: 100 vjetori Kongresit të vendosjes së pavarësisë së Shqipërisë!

Tuesday, 21 Janar 2020 21:53

Ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur me një shënim në profilin e tij në fb, 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, që sipas tij vendosi në vendin e vetë pavarësinë e Shqipërisë.  

‘Te dashur miq, sot eshte 100 vjetori i kongresit te Lushnjes, kongresit qe vendosi pavaresine e shpallur nga Ismail Bej Vlora me 28 nentor te vitit 1912 dhe te rrembyer nga fqinjet grabitqare te inkurajuar dhe nga Fuqite te Medha, qe bazuar ne Traktatin e fshehte te Londres te prillit te vitit 1915 te coptimit te ri te trojeve shqiptare, donin ta fshinin nga harta e Europes Shqiperine dhe shtetin e saj.

100 vjet me pare qytetaret dhe fisniket e Lushnjes hapen dyert e shtepive dhe zemrave te tyre per perfaqesuesit me te shquar te kombit te kryesuar nga Sulejman Delvina dhe Ahmet Zogu, Aqif Pashe Elbasanin etj, te cilet u mblodhen aty dhe moren vendime historike te nje rendesie percaktuese ne historine tone kombetare, te cilat ne vleresimin e historianeve do te shnderronin vitin e Kongresit te Lushnjes ne annus mirabilis per shqiptaret.

 
 

Kongresi zgjodhi Senatin, Keshillin Kombetar dhe Keshillin e Larte me atributet e Kryetarit te Shtetit si dhe Qeverine me kryeminister Sulejman Delvinen dhe minister te brendshem Ahmet Zogun. Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes u vendos ne Tirane dhe qe nga ajo kohe Tirana eshte kryeqyeti i 8 i Shqiperise. Qeveria e Sulejman Delvines, ministri i saj i brendshem Ahmet Zogu vendosen integritetin territorial te Shqiperise duke perzene nje nga nje pushtuesit e rajoneve te ndryshme te vendit, serbet, greket dhe se fundi edhe italianet me luften e Vlores.

 

Ajo qeveri percaktoi zgjedhjet e lira si rruga demokratike per te ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij. Per te gjitha keto, historianet kane vleresuar vitin 1920 si annus mirabilis, viti i mrekullise per Shqiptaret.

Shqiptaret sot kremtojne 100 vjetorin e kesaj date te madhe pasi Edvin Kristaq Zografi eshte deshmuar nje tradhetar i perbindshem i Kosoves dhe kombit shqiptar dhe ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes, dhe vitin qe lame pas ne Vitin e Zi per shqiptaret.

Prandaj dhe narkozyrtaret e shtetit te mafies se droges, qe sot bene homazhe ne ndertesen dhe qytetin e Kongresit historik, perdhosen Kongresin, Lushnjen dhe historine tone kombetare.

Thirrja e Kongresit te Lushnjes eshte sot me aktuale se kurre; te ngrihemi ne lartesine e idealeve te tij, te shpetojme Shqiperine dhe Kombin nga rregjimi tradhetar i baroneve te droges dhe krimit me ne krye Esad Toptanin e Ri.

Nderim perjete atyre qe 100 vjet me pare me Kongresin e Lushnjes vendosen pavaresine e Shqiperise dhe shtetin sovran shqiptar! Sb’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...