Paketa “Anti-Shpifje”, Luan Rama: Edhe Komisioni Europian pro Metës. Palo-Kuvendi i sotëm, turp për vendin

E mërkurë, 22 Janar 2020 11:44

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një dalje publike për mediat ka sulmuar qeverinë në lidhje me paketën ‘Anti-shpifje’ që presidenti Ilir Meta e kthehu për rishqyrtim sërish në Kuvend. Nga selia e LSI-së, Rama tha se reagimeve të ndërkombëtarëve që kanë dalë kundër kësaj pakete është dhe Komisioni Europian.

Teksa ka risjellë në vëmendje pjesë nga reagimi i KE-së, Luan Rama pohoi se ky institucion i jep të drejtë presidentit Meta. Po ashtu Luan Rama sulmoi ashpër Kuvendin, ndërsa shtoi se sot vendi është pa një të tillë.
“Paketa Anti-Shpifje, nismë që komprometon rëndë rolin e qeverisë në raport me këtë të drejtë kushtetuese, të lirisë së shprehjes mediatike. Kufizimi i lirisë së shprehjes përbën shqetësim për shoqërinë shqiptare. Realiteti i sotëm është shumë më rëndë, nga çka ka qenë fillimi i medias së shtypit të lirë. Jam këtu për të sjellë në vëmendjen tuaj nga Komisioni Europian, cili i bën apel qeverisë shqiptare, Kuvendit, që ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të presidentit si një oportunitet, mundësi për të hequr dorë nga marrëzia, aventura, e cënimit dhe e kufizimit të lirisë së shprehjes. Më konkretisht zëdhënësja Ana Pisonero shprehet; Ne e kemi bërë të qartë (KE) se BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës për ligjin e medias. Ato janë të vlefshme dhe duhen adresuar. Fakti që Presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në parlament, e shohim si mundësi që të rishihet. Apeli është i qartë, mesazhi është i drejtpërdrejtë. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë, ai palo Kuvend, në 100 vjet parlamentarizëm, ka mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit. T’ja kufizojë dhe t’ja heq këtë problem që po i krijon aventura e qeverisë. Çështja shtrohet që; rekomandimet që vijnë nga organizmat ndërkombëtare, kemi dhe qëndrimin e para disa ditëve të përfaqësuesit të OSBE, që bën apel për të reflektuar për ligjin. Që Shqipëria mos të tregohet me gisht si vendi i cënimit dhe komprometimit të lirisë së medias. Kryeministri, qeveria dhe maxhoranca janë në linjën e fyerjes, poshtërimit dhe kufizimit të lirisë mediatike. Ata se kanë problem anti-shpifjen, pasi janë vet gjeneratori. Ne jemi në vigjilje të një mundësie tjetër, që Shqipëria të marrë çeljen e negociatave me BE.”, tha Luan Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...