I dënuar për armëmbajtje pa leje, si ia shpëtoi Petrit Fusha postin Agron Malajt

E mërkurë, 22 Janar 2020 16:32

Prokuroria e Përgjithshme e ka verifikuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj dhe e ka shpëtuar nga shkarkimi. ABC News siguron një vendim të prokurorit Petrit Fusha, i cili ka vlerësuar se mbajtja e armës pa leje, meqë është bërë në vitin 1999, nuk e pengon Malajn përjetësisht, por ai mund të vazhdojë detyrën, sepse është rehabilituar.

Disa vepra penale e ndalojnë një person përjetësisht të ushtrojë funksione publike. Armëmbajtja pa leje në mjediset publike nuk e lejon një person të zgjidhet deputet apo kryetar bashkie. Këtë argument Partia Demokratike e ngriti ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj i cili ishte dënuar në vitin 1999 për armëmbajtje.

PD i kërkoi prokurorisë ta verifikojë këtë rast përmes sektorit të dekriminalizimit. Por, prokuroria e ka bërë një herë këtë gjë. ABC News ka siguruar këtë dokument, të vitit 2017, që mban firmën e prokurorit të atëhershëm, Petrit Fusha.

Asokohe, Agron Malaj ka qenë drejtor i OSHEE-së në Dibër, dhe Drejtoria e Adminsitratës Publike i ka kërkuar prokurorisë ta verifikojë në lidhje me dënimin e vitit 1999.

Prokurori Petrit Fusha, ka dalë në konkluzionin se Agron Malaj, prekej nga ligji i dekriminalizimit, por ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP-it, se Malaj ishte rehabilituar.

Ai e mbajti detyrën si drejtor i OSHEE-së, dhe më pas mori dhe detyrën si kryebashkiak sepse edhe KQZ argumentoi po një lloj.

Në këto kushte, përvarësisht kërkesave të PD-së, kjo cështje mund të quhet e mbyllur, sepse pavarësisht hijeve të dyshimta të argumenteve juridike, edhe Prokuroria edhe KQZ-ja e kanë hetuar më herët këtë rast dhe kanë marrë vendim në favor të kryebashkiakut të Matit. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...