Israel Times: Presidenti Meta falënderon njësinë e trupave izraelite që ndihmoi në tërmetin e nëntorit

E Enjte, 23 Janar 2020 09:37

Media prestigjioze izraelite “Israel Times” i ka dedikuar një artikull Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili mori pjesë ditën e djeshme në Forumin Botëror të Holokaustit, në Jerusalem.

Gjatë kësaj vizite në Izrael, Presidenti Meta bëri një ndalesë për të takuar disa ushtarë të FNSH-së,- shkruan media izraelite.

“Presidenti Ilir Meta shkoi për të takuar dhe falënderuar edhe njësinë e shpëtimit të Forcave të Armatosura të Izraelit që shkoi drejt vendit të vogël të Ballkanit për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 6.4 që goditi e Shqipërinë në nëntor, duke lënë 51 të vdekur dhe mbi 3,000 të plagosur,”- përfundon shkrimin “Israel Times”.

Ndërsa në faqen zyrtare të Forcave të Armatosura të Izraelit në rrjetin social Twitter shkruhet “Teksa udhëheqësit botërorë janë në Jeruzalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori një moment për t’u takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Izraelit që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar.

 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...