Paketa ‘Anti-shpifje’ vë përballë ministren Gjonaj me ish-drejtoreshën që e denoncoi te Rama

E Enjte, 23 Janar 2020 14:21

Paketa “Anti-shpifje” ka sjellë një përballë jo të zakonte në Komisionin e Medias. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është “përplasur” kësaj here në Kuvend, me ish-Drejtoreshën e Përgjthshme të Ministrisë së Drejtësisë, Ketrin Treska.

Kjo e fundit disa muaj më parë e ka denoncuar publikisht, ministren Etilda Gjonaj me anë të një e-maili, të cilin ia dërgonte kryeministri, Edi Rama, dhe ku e quante si “ministresha që s’di të sillet me stafin”.

Ketrin Treska kësaj radhe ishte në krahun tjetër të qeverisë, ajo është emëruar Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.

Gjatë mbledhjes së sotme, prania e Treskës duket se e ka vënë ministren Gjonaj disi në siklet dhe kjo duket edhe nga fotot e realizuara nga LSA.

Në muajin dhjetor të 2019, Ketrin Treska, është shkarkuar nga detyra nga ministrja aktuale, Etilda Gjonaj. Treska pas largimit nga ky funksion i ka dërguar një e-mail, kryeministrit Rama dhe të gjithë stafit të Ministrisë së Drejtësisë, ku jo pa ironi thumbon ministren Gjonaj për sjelljen e saj dhe vendimin për ta shkarkuar.

Në mesazhin e saj, ish-drejtoresha i kërkon kryeministrit të lexojë këtë e-mail dhe t’a këshillojë ministren e tij të sillet me takt me ekspertët e Ministrisë, raporton Panorama.al. “Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”. Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave”, shkruan Treska.

Ndërkohë që në letër, ish drejtoresha i kërkon kryeministrit: “të lutem ndihmoje Etilën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë” Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin”, thekson ish-drejtoresha.

Më tej, Katrin Treska thumbon ministren Gjonaj, e cila vendosi shkarkimin e saj, por nuk lë pa komentuar edhe sjelljen e saj me vartësit në institucion. “Etilda e dashur, të erdhi radha e përshëndetjes, Gjithmonë të kam menduar më kërshëri. Një vajzë e thjeshtë nga qyteti i bukur i Pukës, që ka arritur gjithcka ka dëshiruar në jetë një grua apo vajzë shqiptare, madje shumë shpejt. Një familje të mrekullueshme. Një karrierë për t’u patur zili. Pa shumë mundime në administratë, në moshën 36 vjeç Ministre e Drejtësisë. Të njeh gjithë Shqipëria, (pra edhe e famshme), shumë kanë simpati. Je simpatike dhe elegante. E papërfolur për dy vite ministre, përveç ndonjë episodi si biletat e shtrenjta të udhëtimeve dhe të hoteleve jashtë vendit. Kokë ulur dhe punëtore dukesh në publik. – shkruan Treska ne emailin drejtuar ministres Gjonaj. / Panorama.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...