Ish deputeti Xhemal Gjunkshi, të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter DORËHIQU!

E Enjte, 23 Janar 2020 19:35

Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës.


Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Bulqize Lefter Alla duke thithur lëndë narkotike, kokainë, në ambient publik, ne grup, si neper narko - filma.

Rasti i Lefter Alles, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër.

Edi Rama e urren Dibrën dhe zgjuarsinë e dibraneve, e urren trimërinë, bujarinë, fisnikërinë dhe traditat e Dibrës të trashëguara në breza.
Edi Rama e ka frikë Dibrën e dibranet dhe për këtë arsye gjate gjithë këtyre viteve qeverisjeje ka bërë gjithçka për të njollosur, baltosur, poshtëruar dhe denigruar Dibrën, dibranët, mendjen dhe trutin e Shqiptattisē.

Nen regjimin e Edi Ramës, dibranët ndjehen të pushtuar nga një grup mafioz që quhet Rilindje e lidhur ngushtë me grupet më të rrezikshme kriminale, që veprojnë në qark e me gjerë.
Ky grup mafioz që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit në Dibër drejtohet nga deputeti Ulsi Manja me të emëruarit Dionis Ymeri, Robert Aga, Arben Keshi, Bekim Krashi, Lefter Alla, etj, me bekimin e Edi Ramës.

Dibranet nën regjimin e Edi Ramës janë varfëruar në mënyrë të tejskajshme. Kjo është arsyeja që rinia e shkolluar, dibranët e ndershëm po braktisin Dibrën.

Partia Demokratike i ka denoncuar në vazhdimësi politikat diskriminuese dhe selektive të qeverisë ndaj biznesit, fermerëve etj.

Partia Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes se Rilindjes, ka evidentuar dhe denoncuar me fakte veprimtarinë e mafies se Edvin Drogës ne Dibër, lidhjet e saj me grupet me të rrezikshme kriminale që veprojnë ne qark.

Kemi denoncuar në prokurori me fakte, me zë e figure përfshirjen e strukturave shtetërore, veçanërisht të Policisë se Shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ato të vitit 2017.

Të gjithë këto përgjime flejne në dosjen Nr. 184, ku del hapur blerja masive e votës nga një grup kriminal i drejtuar nga deputetet Damjan Gjiknuri e Ulsi Manja, në bashkëpunim me strukturat shtetërore, veçanërisht të atyre me uniforme.

Përfshirja e drejtuesve me të lartë të Policisë ne blerjen e votës, ishte ne rastet me flagrante të ndodhura në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Në Dibër është bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manes, e dalë nga përgjimet:

“ Ma nalt mor burrë, ma nalt...”,

Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast.

Drejtuesit mafioze në Polici, të lidhur ngushte me botën e krimit në Dibër, pas shërbimit që i bënë Edi Ramës në vjedhjen e votës kërkuan shpërblimin pas zgjedhjeve.

Kështu, Robert Aga kërkoi si shpërblim administrimin e “ minierës se arit “, Bulqizën, Arben Keshi është emëruar Drejtori i Llixhave në Peshkopi etj.

Dosja nr. 184 ka shkuar në “ drejtim të paditur “ e për rrjedhoje mafiozët e veshur me pushtet vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre kriminale nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Këto mafioze në pushtet kanë shndërruar edhe familjet e tyre në familje mafioze.

Ngjarjet e fundit në Dibër e tregojnë këtë, prangosja për herë të dytë në flagrancë me drogë e vëllait të Shefit të Komisariatit Robert Agës, djalit të Kryetarit të Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, vetë Kryetari Alla duke thithur kokainë etj.

Të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është njeriu i kokainës dhe nuk mund të qeverisi pa njerëz të sojit të vet, pa kriminelë, pa përdorues e trafikantë droge, prandaj largimi i tij nga pushteti ilegjitim që ka zaptuar vendin është emergjencë kombëtare, është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit në këto momente kaq të vështira.

I bej thirrje Kryeministrit të shkarkojë urgjentisht narkomanin e emëruar Lefter Alla.

I bej thirrje të emëruarit Lefter Alla të largohet nga zyra që e ka zaptuar nën bekimin e Edi Rames dhe nën fuqinë e krimit, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët e Bulqizës, përkundrazi ai është turpi i Bulqizës.

Lefter në rast se e ndjen sadopak që je djalë Dibre;

Minimumi,

Jep dorheqjen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...