Grenelli – liderëve kosovarë: Lërini përleshjet

Premte, 24 Janar 2020 09:44

Duke përcjellë mesazhin e presidentit Donald Trump, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, u ka kërkuar politikanëve kosovarë që të gjitha forcat e tyre t’i fokusojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Grenelli gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se nuk dëshiron të përfshihet në çështje politike, mirëpo specifikoi qartazi kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës.
 
Ne kemi tentuar t’i bindim zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe se si mund t’u japësh njerëzve të rinj punë e shpresë”, ka thënë Grenelli. Më tutje i ka quajtur normale de- batet për formimin e qeverisë së re, mirëpo sipas tij liderët vendorë duhet të fokusohen në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në sjelljen e investitorëve të rinj, duke e ndjekur shembullin e SHBA-së. “Çfarë po përpiqem të bëj është t’i bindë industritë dhe bizneset të vijnë këtu. Unë nuk jam i shqetësuar për konfliktet politike. Realiteti është që edhe qeveritë evropiane kanë këto diskutime të ashpra rreth krijimit të qeverive. Shikoni Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që kanë demokraci të avancuara e që kanë pasur diskutime të tilla. Unë nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë dhe as nuk mendoj se njerëzit duhet të shqetësohen për një gjë të tillë. Mendoj që njerëzit dhe politikanët duhet të shqetësohen për krijimin e vendeve të punës dhe për zhvillimin ekonomik. Njerëzit e rinj duan punë dhe jo konflikte politike”, ka thënë më tutje Grenelli.

“S’ka afat kohor për përmbylljen e dialogut, nevojitet kompromis”

Ndërkohë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, në një adresim për medie u pyet edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë Grenelli tha se nevojitet kompromis nga të dyja palët, por që, sipas tij, nuk ka ndonjë kornizë kohore e cila e përcakton përmbylljen e këtij procesi.

“Çdokush duhet të bëjë kompromis. Ne nuk kemi ndonjë ide, ne vetëm kemi fuqinë për t’i bërë njerëzit bashkë. Nuk kam ardhur në tavolinë me ndonjë ide specifike se çfarë palët duhet të bëjnë. Në mënyrë konstante do t’i shtyj palët përpara, duke u thënë ‘ndaloni së shikuari prapa, le të shikojmë tek e ardhmja’. Sa më shpejt që ndalojmë së përplasuri, atëherë mund të kemi rritje të bizneseve, të rinjtë do të qëndrojnë në rajon dhe do të ketë shpresë për ta dhe për familjen e tyre këtu. Kjo është ajo që dua të shoh. Dua të shoh që partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi t’i lënë ndasitë politike në një anë dhe të rrisin ekonominë e tyre për njerëzit”.

Kurse i pyetur nga “Zëri” lidhur me arsyen kryesore të ardhjes në Kosovë, Grenelli ka thënë se në Prishtinë ka zbarkuar pas negociatave të suksesshme, të cilat rezultuan me zhbllokimin e hapësirës ajrore, që tashmë do të mundësojë fluturimet Prishtinë – Beograd pas 21 vjetësh.

Vuçiq: E vlerësoj kontributin e Grenellit, por vazhdimi i dialogut s’është proces i lehtë!

Deklaratat e bëra në Kosovë nga i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi i ka komentuar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, i cili ka thënë se e vlerëson entuziazmin e Grenellit, por sipas tij përshpejtimi i bisedimeve “nuk shkon aq lehtë”. Ai ka pretenduar se në Dallas ka biseduar me këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare Robert O’Brienin dhe se O’Brieni dhe Grenelli “tregojnë energji të madhe”, si dhe se për Serbinë është i rëndësishëm përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka thënë se Grenelli para arritjes në Beograd kryesisht ka folur për ekonomi.

“Do të bisedojmë për gjithçka. Është e pakuptimtë të flasim për trafikun ajror e të mos mundë të transportojmë mallra”, ka thënë Vuçiqi, duke e vënë theksin te taksa që Kosova ua ka vendosur mallrave serbe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...