Udhëtimi i Merkelit tek një partner i vështirë

Premte, 24 Janar 2020 10:11

Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve: Ka shumë për të biseduar mes kancelares Merkel e presidentit Erdogan të premten. Politikanët gjermanë e shohin vendimtar vazhdimin e dialogut gjermano-turk. Nuk ndodh shpesh që Gjermania dhe Turqia të jenë të një mendimi. Por shqetësimi për mungesën e stabilitetit në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore i bashkon dy vendet. Veçanërisht shqetësuese për qeverinë gjermane është rreziku i një vale të re refugjatësh. Kjo e bën Turqinë një aktor të rëndësishëm në rajon, një aktor, të cilin kancelarja Merkel duhet ta pranojë ashtu siç është. Në korrik Gjermania merr përsipër kryesimin e presidencës së Bashkimit Europian. Në këtë kontekst takimi i Merkelit me presidentin Erdogan të premten (24.02) merr rëndësi të veçantë.

Të japësh e të marrësh

Politikani i CDU-së, Andreas Nick është anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Në bisedë me Deutsche Wellen, ai thekson, se çdo zgjidhje e qëndrueshme në rajon duhet të “marrë parasysh interesat legjitime të Turqisë”. Kjo prek Sirinë dhe fluksin e migracionit nga vendet fqinje. Për Turqinë, milicia kurde YPG është krah i organizatës PKK, që si Turqia edhe BE e kanë kategorizuar si organizatë terroriste. Ankaraja kërkon që të njihet zyrtarisht edhe lidhja mes YPG-së dhe PKK-së. Përveç kësaj Ankaraja kërkon që të ngrihet një zonë sigurie, në të cilën të kthehen refugjatët sirianë. Sipas Nick të paktën një pjesë e refugjatëve do të kthehen në vendin e tyre. Por Gjermania nuk do ta pranojë një zhvendosje të detyruar të tyre.

Mbetet të pritet si do të bindë Merkel Turqinë për mosarmatosjen e krahëve të caktuar në rajon apo të mos ndërhyjë ushtarakisht në mënyrë të njëanshme në rajonin e Afrikës Veriore, Libi. Pohimi i Turqisë në kuadër të Konferencës së Berlinit, se do të respektojë embargon e armëve është përshëndetur nga pala gjermane.

Sipas ekspertit Edal Yalcin nga Universitetit i Konstancës, Turqia ka mjete presioni tani në dorë. “Turqia ka hequr dorë nga diçka dhe tani mund të kërkojë diçka tjetër si shpërblim.” Marrëdhëniet gjermano-turke janë të përcaktuara më shumë nga marrë e dhënie se sa nga bashkëpunimi.

Lufta kundër migracionit ilegal

Vëmendja e Ankarasë drejtohet tek marrëveshja e Turqisë me BE për refugjatët, livrimet e fondeve të ardhshme për këtë në drejtim të Turqisë, por edhe modernizimin e unionit doganor gjermano-turk. Luftimi i migracionit ilegal është një nga temat më përcaktuese si për Gjermaninë edhe për Turqinë. E ardhmja e paktit për refugjatët BE-Turqi është e pasigurtë në një kohë, kur Turqia fajësohet nga vendet e BE, se nuk po i përmbush detyrimet e saj.

Një flamur turk në kampin sirian me refugjatë, Islahiye, provincën e Gaziantep, në juglindje të Turqisë

Deputeti i Bundestagut, Nils Schmidt, thotë në bisedë me Deutsche Wellen, se pagesat brenda marrëveshjes zgjasin edhe dy vjet. Pastaj të dyja palët duhet të bisedojnë sërish, se si do të veprohet në të ardhmen. “Në këtë kohë do të bëhet fjalë më shumë  ndoshta për të ndërtuar një inrastrukturë sociale për të gjithë ata që jetojnë në Turqi, jo vetëm për refugjatët, por edhe turqit”, thotë Schmid.

Kurse eksperti i migracionit, Murat Erdogan është i mendimit, se  marrëveshja ishte e përcaktuar vetëm për refugjatët sirianë dhe se “e nevojshme është një marrëveshje e re.” Merkel nuk duhet të flasë vetëm për refugjatët sirianë, që marrin arratinë nga bombardimet në Idlib, thotë Murat Erdogan. “Do të bëhet fjalë edhe për numrin në rritje të njerëzve që vitin e kaluar kanë ardhur edhe nga Afganistani, Pakistani, Irani apo Iraku.” Shumica e njerëzve që mbërrijnë ndërkohë në Greqi nuk vijnë nga Siria.

Ekonomia me lëkundje

Numri në rritje i migrantëve ka efekt edhe në ekonominë turke. Tensionet e kohëve të fundit e kanë ndikuar negativisht marrëdhënien ekonomike të Turqisë me Gjermaninë. Gjigandi automobilistik Volkswagen e shtyu vendimin për hapjen e një fabrike të re automjetesh për shkak të ndërhyrjes së Turqisë në Sirinë veriore. Po ashtu shtyrje pati edhe në takimet e një Forumi të Energjisë dhe Komisionit Ekonomik e Tregtar, JETCO të planifikuar në tetor. Të dyja janë shtyrë nga qeveria gjermane si reagim ndaj operacionit turk, “operation peace spring” në tetor 2019. Turqia bëri presion që takimet të zhvilloheshin, por qeveria e Merkelit nuk u tund. Në vend të kësaj Merkel do të marrë pjesë tani në një takim të Dhomës së Tregtisë Turqi-Gjermani.

Problem për Gjermaninë janë edhe hapat mbrapa të Turqisë në drejtim të demokracisë. Deputeti liberal, Bijan Djir-Saraj kërkoi nga Merkel që në vizitën e saj t’ia bëjë të qartë Erdoganit, se “nga një vend partner i NATO-s pritet një sjellje tjetër, se ajo që presidenti Erdogan ndjek prej kohësh.” Në marrëdhëniet gjermano-turke nuk ka pasur progres në vitet e fundit. Përkundrazi demokracia dhe shteti ligjor kanë pësuar një erozion të ndjeëshëm në Turqi në vitet e fundit. Kancelarja Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet edhe me përfaqësues nga shoqëria civile dhe avokatë, për t’u informuar drejtpërdrejt për situatën në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...