Pse testi i drogës për Lefter Allën, rrezikon të jetë një blof dhe alibi

Premte, 24 Janar 2020 11:41

Kërkesa e prokurorëve të SPAK që kryetari i Bashkisë së Bulqizës të kryejë menjëherë testin e drogës, duke dorëzuar në laboratorin përkatës kampionët e gjakut dhe të urinës, mund të rezultojë një blof që do të çonte ‘ujë në mullirin’ e alibisë së Lefter Allës, i cili thotë se nuk është ai personi që duket në videon skandaloze.

Kjo sepse laboratori nëpërmjet analizimit, mund të zbulojë kokainën në trup vetëm 3-4 ditë pas përdorimit nëpërmjet testit të urinës dhe 1-2 ditë nëpërmjet atij të gjakut.

 

Pra nëse kryebashkiaku i denoncuar nëpërmjet videos të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, nuk ka konsumuar sërish drogë gjatë kësaj jave atëherë, ai do të rezultojë ‘i pastër’.

Dhe gjasat janë që testi ti dalë i tillë, pasi ai prej kohësh ka qenë në dijeni dhe në pritje të plasjes së skandalit, ku është vetë protagonist.

Sipas gazetarit Hoxha akti ka ndodhur më shumë se 4 muaj më parë, menjëherë pasi Lefter Alla u zgjodh kryetar i ri i bashkisë së Bulqizës nëpërmjet votimeve pa garë.

E vetmja mundësi që testi i drogës të japë ndonjë të dhënë të reale për historikun e Allës si përdorues kokaine kronik në një fashë më të madhe kohë është ai që bëhet pas analizimit të fijeve të flokut, apo të thonjve nëpërmjet të cilëve mund të gjendet gjurmë të kokainës, edhe 90 ditë pas konsumimit të fundit. Por kjo analizë, në vendin tonë është e pamundur.

‘Te përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta.

Nëse ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë’, deklaronte për mediat mjeku toksikolog, Zyhdi Sulaj, në kohën që Partia Demokratike propozoi një ligj për testin e drogës për politikanët, deputetët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kokaina është një stimulant tepër i fuqishëm, i përdorur zakonisht për qëllime rekreative. Zakonisht merret nëpërmjet inhalimit me mukozën e hundës, nëpërmjet tymosjes, ose si solucion i injektuar në venë. Efektet mentale mund të përfshijnë humbje të kontaktit me realitetin, një ndjenjë e madhe lumturie dhe gëzimi si dhe axhitim.

Simptomat fizike mund të përfshijnë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe zmadhim të bebes së syrit. Doza të larta mund të rezultojnë në presion tepër të lartë gjaku si dhe rritje të temperaturës trupore. Efektet fillojnë brenda disa sekondave ose minutave nga përdorimi dhe zgjasin nga 5 deri në 90 minuta.

Kokaina ka përdorime të pakëta mjekësore, si ulja e hemoragjisë gjatë kirurgjisë së hundës. Kokaina krijon varësi për shkak të efekteve në tru. Pas një periudhe tepër të shkurtër përdorimi, ekziston një mundësi mjaft e madhe për tu shfaqur varësia. Përdorimi i saj rrit riskun për infarkt të trurit, infarkt të zemrës, probleme të mushkërive, infeksione të gjakut dhe vdekje e menjëhershme.

Kokaina e shitur në rrugë zakonisht është e përzier me anestetikë lokal, miell misri, quininë, ose sheqer që mund të rezultojnë në toksicitet të shtuar. Pas dozave të përsëritura ulet aftësia për të ndjerë kënaqësi dhe personi ndihet shumë i lodhur fizikisht.

Kokaina vepron duke frenuar rikapjen e serotoninës, norepinefrinës dhe dopaminës, gjë që rezulton në rritjen e këtyre 3 neurotransmetuesve në tru.

Kokaina

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: 1-2 ditë

Flokë: Mbi 90 ditë

Heroina

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: Mbi 12 orë

Flokë: Mbi 90 ditë

Kanabisi

Urinë: 7-30 ditë

Gjak: deri në dy javë

Flokë: Deri në 90 ditë

Alkooli

Urinë: 3-5 ditë

Gjak: 10-12 orë

Flokë: deri në 90 ditë

Amfetaminat

Urinë: 1-3 ditë

Gjak: deri në 12 orë

Flokë: deri në 90 ditë

LSD

Urinë: 1-3 ditë

Gjak: 2-3 orë

Flokë: Deri në tre ditë

Metamfetamina

Urinë: 3-6 ditë

Gjak: 24-36 orë

Flokë: Deri në 90 ditë

Morfina

Urinë: 2-3 ditë

Gjak: 6-8 orë

Flokë: Deri në 90 ditë

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...