Kryetari i PD-se, Lulzim Basha reagon i shqetesuar pas te dhenave te Indeksit te Demokracisë, qe e klasifikon vendin tone si regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.
Me nje shenim te Twitter, Basha thekson se Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të
Sipas kryedemokratit, shkak per gjendjen eshte “mungesa e një qeverie funksionale, parregullsia në zgjedhje, korrupsioni të lartë, sundimi të dobët i ligjit dhe mungesa e drejtësisë së pavarur”.
Kryetari Basha reagon ne twitter:
Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.
Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.