Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Premte, 24 Janar 2020 18:27

Ka pasur një moment, kur ndryshe nga sa pretendon sot, Edi Rama ka qenë i gatshëm të prishet edhe me Anxhela Merkel, për të shkuar pas idesë së Vuçiçit për ndryshimin e kufinjve. Ndonëse ia kishte premtuar kancelares dënimin e idesë të shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar ka vepruar tinëz. Ai nuk e ka përfillur shqetësimin e Berlinit zyrtar.

Ky merak mbërriti kulmin, kur gjermanët i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë, që si kusht për të takuar Merkelin në Berlin, në prill të 2018, ishte edhe dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve.

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit, se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar. 

Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. 

Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Por, kaër muaj pasi Merkel iu përmbajt deal-it, në gusht 2018, Hashim Thaçi e shpalli publikisht idenë e “korrigjimit të kufijve”. Më kot gjermanët pritën mbajtjen e fjalës nga Rama.

Kjo e bëri ambasadoren e këtij vendi në Tiranë që të kërkonte, në verën e ketij viti disa takime me kabinetin e kryeministrit, për t’i kujtuar angazhimin që pati marë para kancelares.

Ndërkohë, Gjermania e mori publikisht opsionin e saj: Michael Roth, ministri për Europën, foli për hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan, Anxhela Merkel theksoi, nga Bosnja, shenjtërinë e territoreve të paprekshëm dhe ajo dërgoi shefin e vet të diplomacisë, Haiko Mass, për ta përsëritur këtë në shtator në Tiranë.

Të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Madje kohë më vonë, kur u duk se ideja kishte shance të realizohej dhe pas saj ishte Gjermania, ai iu kundërvu hapur kancelares. Gjatë një interviste në Open me Eni Vasilin, ne shtator 2018 ai deklaroi: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”.

Ndryshe nga sa thotë sot, se ka qenë kundër këtij obsioni, në videon poshte, duket qartë se ai thotë se ka version gjerman, por ka edhe një tjetër. Pas rishikimit të këtij citimi me zerin e tij, gjithkush mund të gjykojë vetë se për çfatë versioni ka qenë Rama.©Lapsi.al

Lojtës Videosh
 
 
00:00
 
00:47
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 18:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...