Gati për zgjedhje'/ Paloka: Opozita e Bashkuar 10 pikë para PS në sondazhe

Saturday, 25 Janar 2020 16:17

Demokratët janë të bindur se 2020 shënoi nisjen e dekadës së tyre. Në 29-vjetorin  themelimit të partisë, nënkryetari i selisë blu Edi Paloka u tha demokratëve të Lushnjes se tashmë se janë parti e parë, me 10 pikë avantazh ndaj socialistëve.

Ndaj për të ardhur në pushtet presin vetëm datën e zgjedhjeve.

 “Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më”, u shpreh Paloka.

Edi Ramën demokratët e akuzojnë se ka ardhur dhe e mban pushtetin me eksponentë të krimit dhe kryebashkiakë të inkriminuar.

Dhe duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Burrelit të denoncuar për përdorim të lëndëve narkotike, Paloka tha se për kryebashkiakun e Lushnjes, droga është arsyeja për sulmin e pak javëve më parë.

“Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet”, shtoi më tej nënkryetari I PD.

Ceremonia bëri bashkë themelues dhe drejtues të Partisë Demokratike në Lushnje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...