'Babani, Ismailaj, Tushe, Alla...Vetëm me të inkriminuarit, Rama mund të qeverisë'

Diel, 26 Janar 2020 12:38

Partia Demokratike ka denoncuar me forcë sot, emrat e kryebashkiakëve të inkriminuar, të cilët vazhdojnë të drejtojnë pushtetin lokal dhe arsyeja pse ata nuk dalin para drejtësisë është kryeministri Edi Rama.

Klevis Balliu nga selia e PD tha se Rama nuk I shkarkon pasi pasi vetëm me ata mund të qeverisë në parlament dhe në bashki.

“Edi Rama është sot mbrojtësi më i madh i trafikantëve të drogës, i falsifikatorëve, banditëve, hajdutëve, vrasësve, narkomanëve që ka emëruar në pushtetin lokal, - tha ish-deputeti demokrat. - Ky është portreti i kryebashkiakëve të denoncuar nga PD dhe media me prova dhe fakte, por asnjëri nuk ëhstë shkarkuar nga Edi Rama.

Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuar në Greqi, Qerim Ismailaj, pengje të krimit  dhe korrupsionit si Fatos Tushe i Lushnjes apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës.

Të gjithë këta duhet të jenë në duart e drejtësisë, por janë akoma në krye të shtetit me vullnetin e Edi Ramës, sepse ai ka zgjedhur t’i mbrojë dhe jo t’i shkarkojë sepse vetëm me këta mund të qeverisë në parlament dhe në bashki.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...