Zbulohen detaje të reja nga afera "Teatri"/3 nga 11 inxhinierët që firmosën shembjen janë të paliçensuar

Diel, 26 Janar 2020 17:18

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar disa dokumente zyrtare që demaskojnë "inxhinierët" të cilët kanë firmosur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Raporti i inxhinierëve, që më pas u përdor nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës për të vijuar me projektin e shembjes së godinës ekzistuese, mban firmën e ekspertëve të cilët janë të palicensuar.

"Ironia qëndron në faktin e zbuluar se 3 nga 11 inxhinierët dhe arkitektët që unanimisht kanë firmosur Raportin e Vlerësimit të godinës së Teatrit Kombëtar, referuar Regjistrit të Licensave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, janë të paliçensuar", shkruan ndër të tjera Aleanca për Teatrin në reagimin e saj.

 

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit në shtator të vitit 2019, ka publikuar në faqen e tij zyrtare Auditimin e Performancës të kryer në Institutin e Ndërtimit, përfundim i një kontrolli performance të kryer për herë të parë ndaj këtij institucioni.

Nga gjetjet e KLSH, ajo që vlen të evidentohet është se në këtë institucion janë të punësuar inxhinierë dhe arkitektë të paliçensuar dhe pa eksperiencë në kundërshtim me ligjin. Ironia qëndron në faktin e zbuluar se 3 nga 11 inxhinierët dhe arkitektët që unanimisht kanë firmosur Raportin e Vlerësimit të godinës së Teatrit Kombëtar, referuar Regjistrit të Licensave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, janë te paliçensuar.

Gjithashtu, Instituti i Ndërtimit në Vlerësimin Teknik të godinës së Teatrit Kombëtar, në Mars të vitit 2018, ndër të tjera ka dalë në konkluzionin se objekti është jashtë kushteve teknike. Për t’u theksuar nga ky dokument është fakti se këto konkluzione janë arritur pa kryer asnjë analizë profesionale në lidhje me materialet dhe strukturat mbajtëse të objektit dhe asnjë provë laboratorike nuk është kryer për ato. KLSH-ja konstaton në përfundim të auditimit se Instituti i Ndërtimit nuk disponon asnjë laborator tekniko-shkencor dhe kjo ka sjellë në dhënien e oponencave jocilësore duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi.

Ky vlerësim teknik i kërkuar në mars të vitit 2018 me kërkesë të Hervin Çulit, drejtor i Teatrit Kombëtar, me sa kuptohet sot, kishte pasur për qëllim jo sigurinë e objektit, por të nxirrte me hir a pahir se godina e Teatrit Kombëtar nuk vlen dhe se duhet shembur. Ishte pikërisht ky dokument, i cili solli më pas një zinxhir dokumentash teknike dhe ligjorë duke bërë të mundur edhe miratimin e ligjit famëkeq “Fusha” më 5 korrik të po atij viti.

Aleanca qytetare për Mbrojtjen e Teatrit do ta qëmtojë më tej këtë çështje për të çuar përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së madhe që po tentohet të kryhet me pronën dhe objektin e Teatrit Kombëtar.

http://www.institutindertimit.al/sq/content/publikime?fbclid=IwAR2VxupCrOCMUPiRXgrGThcKVDRno4rhiLuZgD59-

znIyCUvW6CqWPfdY6Ehttp://www.klsh.org.al/web/raporti_auditimit_instituti_i_ndertimit_web_1_5145.pdf?fbclid=IwAR2DRIxSQ1GQr-RmtKNqdvE3g98L6pZ-IYVJ0aH7z-

fpHNg_IqVNQtEAcmohttp://www.klsh.org.al/web/vendimi_in_web_1_5144.pdf?fbclid=IwAR1earFpgobhyb_Yb0p8Tcfy4K0HXCTYzJj4UdY8CoIaB2T4uE2nYlXtxa

Ahttps://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2019/12/16.-Individ-q-disponojn-licenc-t-vlefshme-pr-studim-e-projektim-n-ndrtim-28-Tetor-2019.pdf?fbclid=IwAR2r6yrJonyxX2_ZUXdQU6uzTUfrdxyHvOtI0E05mJsd4XnZpocaGvnymKU

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...