A do të arrihet koalicioni LDK – VV?

Hënë, 27 Janar 2020 09:15

Java e fundit e muajit janar pritet të jetë vendimtare për koalicion qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Përkundër se bisedimet mes këtyre dy partive kishin filluar qysh pas përfundimit të zgjedhjeve, ende nuk kanë arritur rezultat për formimin e koalicionit.

Në fakt kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se e diela e 26 janarit pritet të jetë vendimtare për formimin e koalicionit. Megjithatë gjatë ditës së djeshme nuk është bërë publike ndonjë epilog i negociatave.

Mbrëmë ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka thënë se në parim, koalicioni me Vetëvendosjen ka ndodhur, por po diskutohen vetëm detajet e marrëveshjes.

Nënkryetari i LDK-së në një postim në Facebook ka vlerësuar se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje, udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Sipas tij, një ndarje e tillë, do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi siç ka thënë Haziri, agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

“Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdo lloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, ka shkruar ndër tjerash Haziri në Facebook.

Modifikuar më Hënë, 27 Janar 2020 09:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...