Kancelarja Merkel: Në mars duam hapje të negociatave për Shqipërinë

Hënë, 27 Janar 2020 13:30

Kancelarja gjermane Angela Merkel priti sot në Berlin kryeministrin Edi Rama. Para nisjes së takimit, duke folur për gazetarët, Merkel veçoi 3 çështje për të cilat do të diskutonte me kryeministrin Edi Rama; përballimin e pasojave të tërmetit, marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri dhe hapjen e negociatave.

Kancelarja vlerësoi rezultatet e reformës në drejtësi, por kërkoi që procesi të vazhdojë deri në përmbylljen e tij.

“Gëzohem që sot kemi mundësi të shkëmbejmë mendime me kryeministrin Edi Rama në këtë fillim viti, por dhe të zhvillojmë bisedime dy palëshe. Për mua është një nevojë e veçantë që përballë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ku shumë njerëz humbën strehën dhe pati një numër të lartë viktimash të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë. Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy palëshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtësi. Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha kancelarja.

Merkel gjithashtu vuri theksin edhe te e ardhmja evropiane e Shqipërisë: “Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës europiane të Shqipërisë dhe për Ballkanin perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill në Mars të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në këshillin e fundit ne folëm për këtë dhe shpresojmë që në Mars të marrim rezultatet që dëshirojmë. Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit perëndimor por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare te Be. Meqenëse komisioni i ri europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, tha Angela Merkel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...