Goditen 2 raste të pornografisë me të mitur, ngacmonte fëmijë në SHBA, arrestohet një 26-vjeçar nga Fieri. Procedohen të lirë 2 të tjerë

Hënë, 27 Janar 2020 15:52

Pas një viti hetimesh, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor “E-TRACE”, për goditjen e krimeve kompjuterike, duke arrestuar një 26-vjeçar nga Fieri dhe proceduar të lirë dy të tjerë.

Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, DVP Tiranë e Fier dhe me agjencinë ligjzbatuese “Homeland Security” në SHBA.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kompjuterike, ka realizuar dy goditje në fushën e pornografisë me të mitur, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit me “Homeland Security” u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet.

Pas një hetimi rreth 1 vit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të procedimit penal të nisur për veprën penale “Pornografia me të mitur”, u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “E-TRACE”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues në Fier. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

 

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e materialit kallëzues, dërguar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterik pranë Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social facebook, nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.
Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...