Kosova dhe Serbia takohen në Berlin, zbulohet agjenda

Hënë, 27 Janar 2020 16:31

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan të hënën një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre.

Diskutimet për një marrëveshje të re për linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasuan nënshkrimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë - Beograd, me ndërmjetësimin ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton VOA.

Ambasadori Grenell, gjatë vizitës që zhvilloi javën e kaluar në Prishtinë dhe ne Beograd tha se “për këtë tashmë ekziston një marrëveshje në parim”.

Ministria e Infrastrukturës në Kosovës caktoi dy zyrtarë të saj për të marr pjesë në negociatat për çështjen e linjës hekurudhore. Ministri Pal Lekaj tha se “ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se zbatimi i një marrëveshjeje të tillë do të marr kohë më të gjatë, për shkak të problemeve me infrastrukturën.

“Një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës. Janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me i ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin. Mund të jetë edhe treni një opsion, mirëpo nuk është ndonjë ofertë e mirëfilltë tash për tash, edhe nëse ndodhë marrëveshja praktikisht është një infrastrukturë shumë e dobët, jo aq adekuate për përdorim”, tha zoti Haradinaj.

Ai hodhi poshtë pohimet se përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshje teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, janë një rinisje e bisedimeve për normalizimin e marrëdhnëieve ndërmjet tyre.

“Nuk kam drejt ta definoj si dialog, por fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë ta quaj ashtu, një karakter të qarkullimit të njerëzve, për shkak të taksave tash është më i vështirësuar e mirëpresim, këtë e kemi kërkuar edhe më herët për një dialog pa kushte, pa u heq taksa”, tha kryeministri Haradinaj.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...