Gjykata shpalli të pafajshëm Bashën, Prokuroria e Tiranës apelon vendimin

Hënë, 27 Janar 2020 17:32

Dy javë pasi Gjykata e Tiranës pushoi çështjen nga kryetarit të Opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të PD-së, Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin që i dha pafajësi liderit demokrat dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të selisë, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova.

Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

 

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

 

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...