12-fishimi i drogës/ Katër kronikat e Rai3 kundër Edi Ramës

Tuesday, 28 Janar 2020 19:21

Në tetor të vitit 2013, kur Edi Rama sapo kishte ardhur në pushtet, televizioni Rai3 do i kushtonte një kronikë të posaçme. Televizioni i njohur si pranë të majtës, do intervistonte Ramën, që për herë të parë përdorin shprehjen se ‘italianët janë si shqiptarët, por me Versaçe’.

Prej asaj kohe, Rai3 do publikonte deri më sot katër nga kronikat më të rënda për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën.

 

E para ishte ajo e nëntorit 2017, kur Shqipëria ishte përmbysur nga kanabisi. Gazetari i Estovest erdhi në Shqipëri pasi kishte dalë në dritë historia e Habilajve dhe lidhjet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në Shqipëri, gazetari dëshmon atë që thuhej kudo, që në vendin tonë kishte shpërthyer marijuana në çdo cep.

 
 

Kronika e dytë u bë në shkurt të vitit të shkuar. Qëllimi i saj ishte që të tregonte se si mafia e drogës po pastron paratë e krimit në Shqipëri. Edhe në këtë kronikë përmendet Saimir Tahiri, por edhe deklaratat e kreut të antimafias italiane, se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

 

Kronika e tretë ishte akoma më bombastike. Bëhej fjalë për një investigim në kuadër të programit ‘Narcotica’. Aty thuhej se një e treta e Shqipërisë është e mbushur me kanabis. Tonelata kanabis po vërshojnë drejt Italisë, vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton, thotë një prokuror italian. Por Shqipëria sjell edhe tonelata kokainë. Prokurori italian, Mandoi bën edhe deklaratën e fuqishme: Kemi bllokuar 14 ton kokainë që do vinte në Shqipëri me nëndetëse në Porto Palermo.

Pas kësaj kronike reagoi Edi Rama dhe vetë Sandër Lleshaj, duke i quajtur shpifje. Rama tha se ajo që u servir nuk ka lidhje me gazetarinë.

Kronika e katërt erdhi së fundmi, kur RAI3 publikoi një raport të rrjedhur nga policia italiane. Aty thuhet se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është trefishuar. Kjo rritje prej 1200 përqind ka ardhur në vitin 2019, kur qeveria trumbeton si arritje ndalimin e prodhimit të drogës. Pikërisht paratë e kanabisit kanë bërë që mafia shqiptare të forcohet shumë dhe të marrë rol dominues në Europë edhe në fushën e drogërave të tjera më të forta.

Edhe për këtë kronikë, Edi Rama tha se është turp gazetaresk. Ai nuk tha nëse do e padisë median italiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...