Vasili: SPAK-u humbi betejën e parë me Kryeministrin Rama dhe Rilindjen

E mërkurë, 29 Janar 2020 09:56

-Nëse reforma në drejtësi u mbështet nga shqiptarët është pikërisht që dosje si kjo e Dibrës të zbardhen dhe ata që kanë përgjegjësi të përgjigjen para ligjit. Sepse sorollatjen e dosjeve dhe mos hetimin e tyre, kështu siç e ka nisur SPAK, e bënte në mënyrë edhe më “profesionale” drejtësia e vjetër.

-Në historinë e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, krimi më i dokumentuar është ai i procesit elektoral në Dibër në vitin 2016. Përgjimet e prokurorisë në atë që njihet si Dosja e Dibrës faktojnë se shefa policie, drejtorë arsimi, deputetë, ministra dhe persona me precedentë penalë janë bërë bashkë dhe si një “grup i strukturuar kriminal” ndërhyjnë për të vjedhur dhe blerë zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste. Përgjimet u publikuan nga gazeta gjermane “Bild”.

Në historinë e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, krimi më i dokumentuar është ai i procesit elektoral në Dibër në vitin 2016. Përgjimet e prokurorisë në atë që njihet si Dosja e Dibrës faktojnë se shefa policie, drejtorë arsimi, deputetë, ministra dhe persona me precedentë penalë janë bërë bashkë dhe si një “grup i strukturuar kriminal” ndërhyjnë për të vjedhur dhe blerë zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste. Përgjimet u publikuan nga gazeta gjermane “Bild” dhe materialet ishin të prokurorëve shqiptarë, të cilët shefat që kishin në Prokurorinë e Përgjithshme nuk i lejuan të shkojnë më tej me hetimet. Për këtë arsye u zgjodh që të botoheshin në një media ndërkombëtare duke treguar para gjithë botës pisllëkun e zgjedhjeve në Shqipëri. Publikimi i përgjimeve tregoi se vjedhja e zgjedhjeve me ministra, drejtorë dhe persona të dënuar për krime të rënda që flasin me drejtues të qeverisë nuk ishte legjendë urbane, por një proces “normal” pune Rilindjes.

Përgjimet e Dibrës dhe ato të Shijakut treguan se zgjedhjet ishin vetëm proces manipulimi, ndaj opozita nisi protestat dhe më pas bëri djegien e mandateve. Kriza e rëndë politike me të cilën përballemi sot, e ka zanafillën edhe te dosja e Dibrës dhe hetimi i plotë i saj duhet të ishte prioriteti numër një i drejtësisë. Por çfarë ka ndodhur këto ditë? Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), e cila u ngrit si institucion që do të tmerronte dhe hetonte me dhëmbë e dhëmballë politikanët dhe zyrtarët e lartë ka hequr dorë nga hetimi i kësaj dosje. Drejtuesit e SPAK thonë se personat që janë të hetuar në dosje nuk janë subjekte të Prokurorisë së Posaçme! Për pasojë dosja e famshme me emrat e deputetëve, ministrave dhe figurave me precedentë penalë do të dërgohet sërish në Dibër, që të hetohet nga prokurorët e thjeshtë ose më saktë që të mos hetohen. Kjo është hera e dytë që dosja e Dibrës bënë rrugën vajte-ardhje nga Peshkopia në Tiranë. Në vitin 2016 kur disa prokurorë të përgjegjshëm nisën hetimet pas kallëzimeve për manipulime në Dibër, Prokurori i Përgjithshëm nuk lejoi hetimin dhe e mbajti dosjen për gati tre vite në sirtar.

Në fillim të vitit 2019, dosja u publikua në median gjermane dhe Prokuroria e Përgjithshme u ndodh para presionit se përse nuk kishte hetuar gjithë këto kohë. Arta Marku urdhëroi hetimin e dosjes dhe në përfundim, një prokuror pa marrë në pyetje asnjë nga zyrtarët e lartë, vendosi që akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” ta klasifikojë në “bashkëpunim të thjeshtë”. Në këtë mënyrë dosjes ju hoq pjesa më kryesore e hetimit dhe nuk ishte më në juridiksionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pas kësaj lëvizje, Arta Marku e dërgoi në korrik të vitit 2019 në Prokurorinë e Dibrës ku një pjesë e prokurorëve që do hetonin rezultonin se kishin lidhje familjare me disa prej emrave që përmendeshin në hetime. Pavarësisht kësaj, prokurorët e Dibrës më 22 janar e kanë sjellë sërish në Tiranë dosjen, duke rikthyer akuzën për “grup të strukturuar kriminal”. Për shkak të kësaj akuze zyrtare dhe emrave të ministrave dhe drejtorëve që përmenden aty duhet që dosja të merret nën hetim nga SPAK. Por prokurorët e SPAK-ut të famshëm thonë se në dosje nuk ka asnjë element të ri kanë vendosur që dosjen ta çojnë sërish në Dibër duke vijuar me ping-pongun ligjor. Katër vite më parë, kur SPAK u prezantua si struktura më e rëndësishme e reformës në drejtësi, u tha se qëllimi kryesor është hetimi i politikanëve dhe zyrtarëve me pushtet që nuk hetohen dot nga prokurorët e thjeshtë. Sot jemi përballë faktit që SPAK nuk guxon të prekë një dosje ku përmendet emra ministrash dhe emri i kryeministrit Edi Rama. Sigurisht që prokurorët e njohin ligjin dhe e dinë që dosja e Dibrës ka, si asnjë tjetër, vetëm emra zyrtarësh që blejnë dhe vjedhin vota. Nëse reforma në drejtësi u mbështet nga shqiptarët është pikërisht që dosje si kjo e Dibrës të zbardhen dhe ata që kanë përgjegjësi të përgjigjen para ligjit. Sepse sorollatjen e dosjeve dhe mos hetimin e tyre, kështu siç e ka nisur SPAK, e bënte në mënyrë edhe më “profesionale” drejtësia e vjetër.
Heqja dorë e SPAK nga hetimi i kësaj dosje ka sjellë dhe reagime të forta nga radhët e opozitës. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se SPAK e humbi betejën e parë me Edi Ramën. “Sot SPAK nuk mori përsipër dosjen 184 të krimit zgjedhor në Dibër, ku del qartë Kryeministri, Ministra, Deputetë dhe Drejtorë gjithfarësh, që vjedhin vota të bërë njësh me kriminelet. Ndaj entuziazmi për SPAK u fik pa lindur mirë. SPAK u rrëzua në të parën provë përballje me qeverinë”,- deklaroi dje Petrit Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...