Përplasje mes socialistëve edhe në Pukë! Çfarë po ndodh me PS-në?

E mërkurë, 29 Janar 2020 11:30

Në një klimë tejet të ashpër dhe konfliktuale është zhvilluar dje mbledhja e këshillit të bashkisë moniste në Pukë, ku një grup këshilltarësh kanë paraqitur kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit Enver Sulejmani.

Kjo pikë e nxehtë e rendit të ditës, ka precipituar në konflikte dhe fyerje në mes të këshilltarëve, të cilët prej kohësh janë profilizuar në dy grupime, ku nga njëra anë janë mbështetësit e kreu të bashkisë, të cilët përpos makinacioneve të shumta gjenden në minorancë dhe nga ana tjetër janë një grup këshilltarësh që janë të vendosur për ti bërë bllokadë zullumeve të kreut monist të bashkisë Gjon Gjonaj.

Votimet moniste të 30 qershorit, ku dukshëm qytetarët dhe zgjedhësit pukjanë me bojkotin masiv kanë dhënë verdiktin e tyre kundër kandidaturës së ‘rilindjes” të përfaqësuar nga Gjon Gjonaj, janë dëshmi e qartë e dështimit të pluralizmit dhe të parimeve të demokracisë, të cilat në themel të tyre kanë votën e lirë dhe përfaqësimin politik.

Prej kohësh, ky këshill është ngërthyer në debate të ashpra, ku projektet e paraqituara nga administrata, në të shumtën e rasteve vijnë në frymën e mungesës totale të transparencës, duke shpërfillur rolin dhe aspektin vendimmarrës të këshillit.

Prej kohësh një grup këshilltarësh gjenden nën presionin e vazhdueshëm të kreut të bashkisë, i cili nuk kursen makinerinë shtetërore dhe makinacionet e pista që burojnë nga përdorimi i pushtetit, me qëllim influencimin në numrat vendimarrës të këshillit.

Mbledhja e djeshme dhe cdo seancë e deritanishme e këtij këshilli, është tregues i përdorimit dhe trajtimit të pushtetit për qëllime personale nga ana e kreu të bashkisë, i cili prej kohësh është përfshirë në një aferë korruptive që synon tjetërsimin e pronës publike për qëllime të biznesit të tij dhe që me metoda tinëzare përpiqet ta kamuflojë me vendimmarrjet e këshillit bashkiak.

Kjo është vija ndarëse që ka cuar palët në llogore të ndryshme, por që me kalimin e kohës është mbarsur dhe me ndërhyrjet prepotente dhe kërcënimet direkte të kreut të bashkisë ndaj disa këshilltarëve dhe që pritet të përshkallëzohet me qëndrime akoma më të ashpra me mocionin e mosbesimit ndaj kreut të këshillit, duke rrëzuar kështu, jo thjeshtë një individ, por duke goditur modelin e drejtimit të këshillit, i cili deri tani ishte tërësisht jashtë funksionit dhe shërbente si amplifikator i mendimeve dhe synimeve gllabëruese të kreut të bashkisë.

Në faqen e saj zyrtare, bashkia është mjaftuar me pak rreshta mbi këtë seancë, duke injoruar rolin e informimit publik dhe duke shkapërcyer interesin qytetar.

Pas publikimit në faqen zyrtare, duke u mjaftuar me argumentin se një gjë e tillë i kalon për interpretim komisionit të Ligjeve, kanë vërshuar komentet e qytetarëve, të cilët edhe pse nuk janë mbajtur të informuar mbi cfarë ndodh në këshill, kanë qasjen e duhur të vështrimit objektiv të asaj se cfarë ndodh dhe pse është arritur në këtë situatë.

Në komente nuk mungojnë ironitë e qytetarëve apo të tjerë që e parashikojnë akoma më të vështirë situatën, pasi sipas tyre, ka një sfond që bashkëlidhet me zhvillimet politike të brendallojshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...