‘5 mijë lekë vota’/ Gruaja e shefit të Rrugores liron nga akuzat prefektin e PS

E mërkurë, 29 Janar 2020 12:18

Prokuroria dhe gjykata e Kukësit liruan nga akuzat Liman Morinën, prefektin socialist të Kukësit, i akuzuar për përfshirje në shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në qershor të vitit 2017, një qytetar raportoi se Morina i kishte thënë 30 mijë lekë, që gjashtë anëtarët e familjes së tij të votonin për Partinë Socialiste.

Qytetari ofroi edhe përgjime audio. Por edhe pse provat ishin të pakundërshtueshme, prokuroria tha se nuk ka prova dhe gjykata e pushoi çështjen.

Vendimi u dha nga Alma Ahmeti, gruaja e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë. Ajo vendosi të pushojë akuzat edhe pse u paraqitën regjistrimet audio

Gjatë telefonatave, Morina i kërkon qytetarit të takohen në një lokal. Në takim, Morina e pyet se sa votues kishte në familje. Ai i thotë gjashtë. Morina më pas i thotë: “I ke te frigoriferi, merri dhe voto numrin 2, Partinë Socialiste”. Mbi frigorifer, qytetari gjeti gjashtë 5 mijë lekëshe, në total 30 mijë lekë.

Ai mori paratë dhe shkoi në komisariat ku bëri denoncimin, duke dorëzuar edhe përgjimet audio.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...