Basha takon trupin diplomatik në Tiranë, për çfarë u diskutua

Premte, 31 Janar 2020 10:04

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Bashës me diplomatët e huaj në Tiranë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokartike, si Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, por edhe përfaqësues të tjerë.

Kanë qenë disa çështje fokusi i këtij takimi, ku kryesisht janë ndalur tek Reforma Zgjedhore, për të cilët palët janë ulur në një tryezë dakordësimi.

Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kryebashkiakët socialistë, të cilët janë denoncuar vazhdimisht nga demokratët.

Ndërkaq, disa përfaqësues të opozitës kanë ngritur edhe shqetësimin për paketën “anti-shpifje’, që sipas saj cënom lirinë  e mediave, duke i vendosur në një presion. Nuk ka pasur  prononcime në fund të takimit. Por mësohet se do të ketë edhe takime të tjera.

Basha ende nuk ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka munguar në takimin e sotëm, ndërsa ishte prezente zv.ambasadorja Leyla Moses-Ones.

Modifikuar më Premte, 31 Janar 2020 11:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...