Ylli Rakipi sfidon Ramën: Hajde në gjyq, mos bëj presion

Premte, 31 Janar 2020 13:53

Gazetari Ylli Rakipi ishte sot në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Edi Rama për fyerje dhe shpifje në dëm të tij. Para kamerave, Rakipi u shpreh se është rast unik, kur kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do t’i fitojë të gjitha gjyqet.

Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë e ka në dorë dhe sistemin gjyqësor. Rakipi tha se Rama u ushtron presion gjyqtarëve me vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

 “Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unike, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

D.m.th foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vijë këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët, që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupan gjykuese.

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do t’i fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Rakipi, ndërkohë që më tej avokati i tij tha se gjyqtarët e çështjes gjenden nën një presion të vazhdueshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...