Basha: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Premte, 31 Janar 2020 18:14

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do të prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme. Konfirmimi vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha në një intervistë për Abc News.

Lulzim Basha: Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë, por edhe…

Abcnews: Ky është vetëm propozim apo edhe i dakortësuar, i hedhur në tryezë, si pjesë e reformës, sepse është vazhdim i reformës.

Lulzim Basha: Padiskutim është një qendrim nga i cili ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi.

Abc news: Pra, ju e keni bërë të qartë edhe këtë?

Lulzim Basha: Padyshim, edhe në dokumentin e miratuar të hënën, keni të shkruar të zezë mbi të bardhë, pasi mbarojnë 13 kriteret, që “parakusht është vullneti politik dhe ndarja e partisë nga shteti”, që është gjuha që ka përdorur ODIHR-i në raporte, por që është edhe qendrimi ynë se Shqipëria dhe shqiptarët do të përfitojnë nga propozimi që kemi, që ka funksionuar dhe po funksionon dhe në një vend fqinj, me probleme të ngjashme, por jo kaq të thella, siç është Maqedonia e Veriut që, deri në anëtarësimin e vendit në BE, vendi të ketë 100 ditë para zgjedhjeve një qeveri tranzitore që të zbatojë garantimin e këtyre rregullave.

Abc news: Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë.

Lulzim Basha: Ne, këtë hap kaq të rëndësishëm, për të cilin kemi luftuar për t’u dhënë të drejtën shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar dhe që vota e tyre të mos shitet e të blihet e pastaj të sjellë këto pasoja, të sjellë këtë krizë politike, që pastaj sjell krizën ekonomike, shkatërron shpresën, çon në shpopullimin e Shqipërisë, me kë do ta bënim këtë reformë zgjedhore? Do ta lëmë Edi Ramën ta bëjë me oligarkët dhe me kriminelët apo me një Parlament fals?! Padiskutim, që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”.

Edi Rama, 17 Maj 2017: Më lejoni që të jem 100 % dakord me kryetarin e opozitës.

Abcnews: Historia e Majit 2017 nuk do të përsëritet sipas Lulzim Bashës, pasi këtë herë, sipas tij ndërkombëtarët, janë të ndërgjegjësuar, si dikur për ligjin e dekriminalizimit.

Lulzim Basha: Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh intensive politike, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe përpjekjeve të PD dhe opozitës së bashkuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize poltike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Abcnews: Nëse fitoni, Lulzim Basha do të jetë kryeministër, po nëse humb?

Lulzim Basha: Unë nuk mendoj se shqiptarët preokupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës.

Modifikuar më Premte, 31 Janar 2020 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...