A e përdori qëllimisht Edi Rama emrin e ambasadores Kim

Saturday, 01 February 2020 09:15

Kryeministri Edi Rama e ka bërë zakon që të përdorë ndërkombëtarët sa herë i duhet të justifikojë zullumet.

Kështu bëri edhe kur miratoi paketën antishpifje dhe deklaroi se ka mbështetjen e OSBE, pavarësisht se kjo e fundit reagoi më vonë zyrtarisht kundër projektit të tij.

Të premten, Edi Rama postoi një njoftim të shkurtër nga takimi i parë me ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim. Rama tha se ishte koinçidencë e bukur që pas takimit me Kim, qeveria miratoi paketën anti-KÇK. Fakti që në dy fjali njoftim, Rama bën këtë lidhje, të bën të mendosh se ka biseduar me zonjën Kim për këtë çështje.

Por pak orë më vonë, Zëri i Amerikës raportoi se ambasada e SHBA dhe BE nuk janë informuar për anti-KÇK-në. Madje ky akt normativ nuk është lexuar nga askush.

A e përdori qëllimisht Rama emrin e Kim? Kjo mund të spekulohet, por fakt është se kjo nismë ligjore e Ramës ka sjellë një alarm të madh nga organizatat e shoqërisë civile njësoj si në rastin e paketës antishpifje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...