Zgjedhjet e parakohshme? Reagimi i Ballës për Bashën dhe ‘liderin global’

Saturday, 01 February 2020 09:53

Ditën e djeshme, një intervistë e kreut të opozitës, Lulzim Basha, bëri xhiron e rrjetit për arsyen e gabuar. Pavarësisht se Basha nuk fliste në asnjë moment të intervistës me ABC News për marrëveshje për zgjedhje të parakohshme dhe as për dokument të nënshkruar nga Edi Rama për këtë qëllim, disa portale e pasqyruan në këtë mënyrë deri në momentin kur intervista u zbardh e plotë.

Mëngjesin e së shtunës, numri dy i PS, Taulant Balla iu përgjigji pikërisht këtij keqkuptimi.

“Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëveshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën,” tha Balla.

Por nuk është ironike pjesa që Balla reagon ndaj një lajmi që nuk ekziston, por ajo kur ai thotë se e ka bërë ai sqarimin, pasi Rama është i angazhuar me punë të mëdha globale.

“Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake,” thotë Balla.

Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...