Meta në Katedralen Ortodokse gjatë seancës për dhurimin e gjakut: Lumturi është më mirë të japësh, sesa të marrësh

Saturday, 01 February 2020 12:33

Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku së bashku me një numër të madh të rinjsh, klerikësh dhe besimtarësh ortodoksë, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Fillimisht Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar vullnetarisht për të dhënë kontributin human për këtë kauzë fisnike, duke e vlerësuar aktin e tyre si ndjenjë të lartë përgjegjshmërie shoqërore.

Njëkohësisht Kreu i Shtetit falënderoi Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, kreun shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturinë e Tij Anastas Janullatos, për impenjimin e Tij të drejtpërdrejtë në këtë kauzë, nëpërmjet thirrjes që u bëri besimtarëve në meshën e së dielës së kaluar, për t’iu bashkuar kësaj veprimtarie humanitare.

“Kisha Ortodokse dhe të gjitha komunitetet e tjera fetare iu janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të dhënë kontributin e tyre në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke u bërë thirrje besimtarëve të tyre të solidarizohen me këtë kauzë.

I shpreh mirënjohjen e thellë Kishës Ortodokse Autoqefale që ia ka kushtuar këtë seancë dhurimi fëmijëve talasemikë, të cilët kanë nevojë më shumë se kushdo për gjak.

Falënderoj njëkohësisht nga zemra edhe të gjithë besimtarët që sot kanë ardhur të dhurojnë gjak”, – u shpreh Presidenti Meta.

“Impenjimi ynë për të zhvilluar seanca të tjera dhurimi gjaku do të vazhdojë të jetë i lartë dhe jam i bindur që me mbështetjen dhe mobilizimin e të gjitha komuniteteve fetare, do t’i shtrijmë seancat e dhurimit në të gjithë vendin, duke bërë kështu të mundur lehtësimin e nevojave për gjak dhe nxitjen e vullnetarizmit në kauzën e dhurimit të gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale” – theksoi Presidenti i Republikës.

Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 12:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...