Çfarë pritet të ndodhë sot rreth koalicionit midis VV dhe LDK- së në Kosovë

Diel, 02 February 2020 08:53

Dita e sotme pritet të jetë shumë e zënë për LDK-në dhe VV-në, të cilat kanë afatin e fundit për të arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, para seancës së 3 shkurtit.

Në fakt, që nga mëngjesi i hershëm, ashtu siç konfirmuan edhe zyrtarët e të dy partive, këto dy subjekte pritet të jenë në kontakt të vazhdueshëm për bashkërendimin e veprimeve në drejtim të marrëveshjes.

Para arritjes së marrëveshjes, të dy partitë do të mbledhin Këshillet e Përgjithshme, aty ku do të prezantohet marrëveshja në parim, ndërkaq që ky organ pritet ta votojë formalisht atë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do t’i paraprijë edhe takimit final, ku nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, pritet të nënshkruhet edhe përfundimisht marrëveshja mes dy partive.

Në fakt, ndër ngjarjet kryesore të ditës pritet të jetë edhe paralajmërimi për dorëheqje i Glauk Konjufcës, në kuadër të propozimit të LDK-së që të arrihet marrëveshja.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të fillojë në orën 13:00, ndërkaq që nuk dihet se kur do ta bëj Vetëvendosja këtë.

Në praktikë, marrëveshja hyn në fuqi të hënën kur edhe do të mbahet seanca për votimin e përbërjes së re të Qeverisë.

Bashkë me komunitetet pakicë, VV dhe LDK aktualisht e kanë shumicën parlamentare të nevojshme.

Sipas raportimeve , është hapur rruga për marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së, gjatë takimit të fundit mes përfaqësuesve nga të dy partitë më të mëdha në vend.

Po ashtu ka raportohet se Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të koalicionit VV-LDK.

Raportimin e ka konfirmuar anëtari i VV’së, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se Konjufca do ta lëshojë postin që e mori vetëm një muaj më parë.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili thuhet se po luan rol vendimtar në arritjen e marrëveshjes VV-LDK, ka paralajmëruar se koalicioni do të nënshkruhet të dielën, më 2 shkurt.

Në qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV’së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij.

LDK’ja do t’i ketë po ashtu gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...