Shqiptarët po ikin, rritet numri i lejeve të qëndrimit në vendet e BE-së

Hënë, 03 February 2020 11:18

Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, shifrat e lejeve të qëndrimit gjatë viteve të fundit tregojnë edhe njëherë tendencën në rritje të shqiptarëve, të cilët kanë lënë vendin për të emigruar jashtë.

Mësohet se rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Europian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj.

Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia (23,147 leje) dhe Greqia (16,936 leje), të cilët përfaqësojnë mbi 60% të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BE-së.

Pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë Gjermania përgjigjet për 16% të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

Login to post comments