Kandidati për kryeministër, Albin Kurti është duke e paraqitur para deputetëve programin e tij qeverisës.
11:48
Seanca e Kuvendit ka nisur me betimin e nëntë deputetëve të cilët nuk e kanë dhënë betimin në seancën konstituive të Kuvendit.
Betimin e ka dhënë Fatmir Limaj, Abelard Tahir, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili , Pal Lekaj, Endrit Shala dhe Kujtim Gashi.
Pas betimit të deputetëve, Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit
Konjufca ja ka kaluar udhëheqjen e seancës nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavcit.
“Prej këtij momenti ja kaloj fjalën që ta udhëheq këtë seancë nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavcit”, ka thënë ai
11:38
Kanë kaluar mbi gjysmë ore prej kur është paraparë të fillojë seanca plenare për votimin e Qeverisë së re, mirëpo një gjë e tillë pritet të ndodhë pas pak çastesh.
Kjo pasi, i mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka hyrë brenda sallës së Kuvendit.
Me të hyrë në Kuvend, Kurti i ka përshëndetur disa nga deputetët e LDK-së të cilët ishin të ulur në rendin e parë të ulëseve të Kuvendit.
Në këtë seancë pritet dorëheqja e Glauk Konjufcës dhe emërimi i tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtëm.
Gjithashtu, me propozimin e VV-së, pritet edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit si kryetare e Kuvendit
Kujtojmë se dje është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të dy partive që për disa muaj kanë negociuar mes vete.
LV dhe LDK janë marrë vesh që qeveria që do të udhëhiqet nga Albin Kurti të ketë 15 ministri. Dy partitë marrin nga 6 ministri, deri 3 i shkojnë minoriteteve.
11:22
Në ora 11:00 ishte paraparë që të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë, veçse Albin Kurti, lideri i LV-së momentalisht është në takim me pakicat, ndërsa deputetët e grupit parlamentar të VV'së janë parë brenda sallës së Kuvendit
Në sallë kanë hyrë edhe disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme
11:11
Derisa kanë mbetur pak minuta para orës 11:00 kur edhe është paraparë të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kanë filluar të vijnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryesisht ata nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kanë mbetur edhe pak minuta që kur Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga LVV-ja në koaliconin qeverisës me LDK-në e minoritetet të votohet nga shumica e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nga gjitha anët e vendit, deputetët e rinj të legjislaturës që shtatë me mëngjes janë veshur e rregulluar për t'ia mësyer Kuvendit të Kosovës, e ku një pjesë e tyre tashmë janë aty në seancë plenare për të votuar apo jo Qeverinë Kurti.
Derisa koalicioni qeverisë LVV-LDK është zyrtarizuar dhe janë caktuar edhe emrat e ekzekutivit, një marrëveshje si duket deri tash LVV-ja nuk ka arritur ta realizoj edhe me pakicat të cilat secila po kërkon të përfitoi pozita sa më shumë.
Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nisë në orën 11.00, por kuvendi pos kësaj në njoftim nuk ka saktësuar se çfarë pika të rendit të ditë do të jenë.
Por sot pritet që kryeparlamentari Glauk Konjufca, ta lër këtë pozitë për Vjosa Osmanin, derisa ai do të emërohet ministër i Punëve të Jashtme.