Dita e parë në terren, ‘Forca e Ligjit’ zbarkon në Shijak, aty ku u mbajt peng dhe vdiq Jan Prenga. Po sekuestrohen pasuritë e…

Hënë, 03 February 2020 14:52

Pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren ku ka ndërmarrë aksionin e parë. Oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vdekje.

Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.

Aktualisht 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë departamentit të policisë kriminale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK./BW

Login to post comments