Kreu i PD i përgjigjet Ramës për paketën ‘anti KÇK’, Basha: Është tmerruar nga ligjet e veta, qeveria e tij…

Hënë, 03 February 2020 15:42

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën ligjore të quajtur ‘anti KÇK’, e cila nisi punën sot në ditën e saj të parë në terren në gjurmim të pasurisë së krimit të organizuar.

Në një reagim në Twitter, Basha thotë se Rama është i tmerruar nga ligjet e veta dhe se qeveria e tij është mishërimi më i qartë i KÇK.

REAGIMI I PLOTE I LULZIM BASHA

Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.

Login to post comments