Qeveria e re në Kosovë/ Çollaku: Kurti një politikan pragmatist. Ka ambicie të qartë për ndryshim

Hënë, 03 February 2020 16:22

I ftuar në Syri TV për të komentuar votimin e qeverisë së re të Kosovës dhe atë çfarë pritet në vazhdim me qeverinë Kurti, kreu i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në PD, Kreshnik Çollaku është shprehur se, forca që ai drejton respekton verdiktin  e qytetarëve të Kosovës dhe çdo qeveri që del prej votës së tyre.

“Ne si PD e kemi përshëndetur. LDK është simotra e PD, por me një qëndrim të qartë: PD respekton verdiktin e qytetarëve të Kosovës. Edhe kur qeveritë janë drejtuar nga parti të tjera e kemi respektuar verdiktin e qytetarëve”, u shpreh Çollaku.

Sa i përket debateve sot në Kuvendin e  Kosovës dhe cilësisë së diskutimeve, Çollaku foli me superlativa: “Cilësia e debatit ishte aq e lartë sa të vije zor ta kaloje te stacionet në Tiranë. Realisht Kosova është një vend me pjekuri politike. Albin Kurti vjen si opozitar i paepur, 23 vjet në opozitë. Albin Kurti nuk ka mungesë aftësie. Nuk e shoh si një politikan të futur në një kornizë e që nuk lëviz dot. Ka kohë të analizojë veten, edhe defektet”.

Sa i përket një prek pikave të programit të VV dhe Albin Kurtit, mishërimi në Kosovë i Demokracisë sociale të vendeve skandinave, zyrtari i selisë blu u shpreh se kjo është një aspiratë që duhet parë në vazhdim.

 

“Është një aspiratë por sa i realizueshëm është, kjo duhet parë. Rruga do na e tregojë.

Nuk e njoh gjatë zotin Kurti, por përshtypja personale për të është, Albin Kurti është një politikan pragmatist. Ka një ambicie të qartë për të ndryshuar diçka në Kosovë, me ideologjinë e tij. Pse e ka ngritur lart stekën? Ky është basti i tij. Ka një pritshmëri ndaj tij, kjo është e mirë për të por edhe e keqe pasi mund ti kthehet si bumerang”, tha Kreshnik Çollaku.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...